Shfaqja "Hotel Kosovo", e përgatitur nga "Teatri Popullor i Prishtinës", ka marrë cmimin e parë për tekstin dhe aktorin më të mirë, në festivalin e teatrit në Banjallukë.
Këto shpërblime i morën regjisori Nenad Todoroviq dhe aktori Aleksandar Mihajloviq.
Pos këtyre dy shpërblimeve, "Hotel Kosovo" mori edhe cmimin special "Hapërimi në guxim", që ndahet prej jurisë së radio televizionit të Republikës Serbe.
Shfaqja, e cila, sic njoftojnë mediet nga Banjalluka, e përcjellë Klan Kosova, në fakt, është një mjuzikël koreografik i realizuar nga një ekip prej rreth 30 vetave, me nëntitullin "Doracak skenik për t'u gjetur me lehtë në krahinën jugore serbe, republikën e Kosovës".
Ajo është shfaqur premierë më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në Gracanicë dhe llogaritet të jetë njëri nga prodhimet kryesore të kësaj natyre, të bërë nga serbët e Kosovës, prej pasluftës.
"Hotel Kosovo" paraqet dramën e një serbi, i cili 15 pas përfundimit të luftës, dëshiron të kthehet në fshatin e tij të lindjes, në Prizren. Por, ai has në shumë telashe që i shkaktohen nga pala shqiptare, ajo ndërkombëtare dhe vetë serbët.
Teatri Popullor i Prishtinës është një teatër paralel që funksionon në Gracanicë.
klankosova.tv
