Lajmet e fundit
Komedia “Hotel Kashta” e Teatrit të Obiliqit, e hapi mbrwmw Festivalin e shtatë të Komedisë ‘Mitrovica 2015’,në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’.

Komedia “Hotel Kashta” e Teatrit të Obiliqit, e hapi mbrëmë Festivalin e shtatë të Komedisë ‘Mitrovica 2015’,në Qendrën e Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’.
Në hapje të këtij festivali prezent ishin edhe kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Obiliqit, Agim Bahtiri dhe Xhafer Gashi, pastaj përfaqësues të institucioneve tjera, si dhe artdashës të shumtë nga Mitrovica dhe më gjerë.
I pari i Mitrovicës tha se ky edicion i Festivalit të Komedisë sivjet ka rëndësi më të veçantë, sepse po mbahet në kuadër të aktiviteteve për rivarrimin e eshtrave të figurës më emblematike që Mitrovica ka pasur deri tash, heroit Isa Boletini.
Gjatë gjashtë ditëve sa do zgjas ky edicion, do të marrin pjesë trupat teatrore nga Obiliqi, Klina, Prishtina, Vushtrria, Suhareka dhe Shkodra.