Lajmet e fundit

Filmi ‘’Home Alone’’ është projekti i cili shoqëroi fëmijërinë e shumicës nga ju.
Por ashtu edhe sic e njihni ‘’I vetëm në shtëpi’’, është një nga filmat më të ndjekur në prag Krishtëlindjesh, apo më mirë të themi për të gjithë gjatë festave të fundvitit, përcjellë Klan Kosova.
Por në të ftohtin e 2015-s, ‘’Home Alone’’ shënon 25 vjetorin e krijimit të këtij filmi, ndonëse protagonistët e tij ende janë më të kërkuarit, por që disa prej tyre tashmë janë apo nuk janë, kanë ndryshuar shumë madje.
Personazhin kryesor të gjithë e dijm se cili e ka është Kevin McCallister, e që i njejti është ende i dashur nga të gjithë.
Megjithatë le të shohim pak kalendarin e kinematografisë amerikane se si është radhitur ‘’Home Alone’’ për shfaqje tek adhuruesit e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sic duket ‘’Home Alone’’ do të jetë shumë i zënë për 25 vjetorin e tij, edhe në muajin shkurt të 2016-s ka ditë të rezervuara për shikimin e këtij filmi të mrekullueshëm, përcjellë Klan Kosova.