Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike së Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë homazhe ne nderim të figurës së ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, pasi i ndjeri vdiq dje në moshën 81-vjeçare.
Haziri ka shkruar edhe në Librin e Zisë për të shprehur ngushëllimet e tij, raporton Klankosova.tv
Homazhe në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit që shërbeu për dy mandate, bëri edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha, dhe kreu i PDK-së Bedri Hamza.