Pabarazia është prezente në Hollywood, kështu duke përjashtuar femrat, minoritetet si dhe komunitetin LGBT, kjo sipas një studimi të ri raportohet në BBC.
Universiteti Jugor i Kalifornisë, ka publikuar një raport në të cilin thuhet që femrat kanë marrë pjesë në rolet e top filmave të 2015 me 31.4% krahasuar me vitin 2008 ku pjesëmarrja ishte 32.8%.
Karakteret homoseksual, lesbike apo transeksuale kanë qenë pjesë për vetëm 1% apo 32 nga 35,205 role.
Këta studiues kanë përshkruar Hollywood-in si një epiqendër të pabarazisë kulturore.
Për më tepër ata kanë shtuar që shumë pak progres është arritur për të rritur diversitetin.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.