Holanda ka kaluar në epërsi ndaj Francës në minutën e 72-të, por goli i Simonsit është anuluar për pozitë jashtë loje.
Pavarësisht se Simons shënoi gol, ishte Dumfries ai që u tregua aktiv për t’i ikur gjuajtjes së tij, e që u desh intervenimi i VAR-it për ta anuluar golin e vetëm deri më tani.
Pjesa e parë ishte mbyllur 0-0, por që “Gjelat” e dominuan të gjithë ndeshjen deri më tani.
Aktualisht kur po luhet minuta e 76-të, Franca ka krijuar 15 shanse për gol, për dallim nga Holanda që i ka krijuar vetëm shtatë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.