Lajmet e fundit
Tulipanët nuk kanë arritur dot ta sigurojnë kualifikimin për në Euro 2016.

Holanda nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Europian që vitin e ardhshëm mbahen në Francë.
Të martën mbrëma kombëtarja tulipane u mposht nga Çekia me rezultat 3:2.
Për Holandën golat i shënuan Huntelaar dhe Van Persie, ndërsa çekët fitoren e siguruan përmes golave të Kaderabek, Sural dhe autogolit të Van Persiet.
Me këtë humbje Holanda ka mbetur në pozitën e katërt me 13 pikë, pesë më pak se Turqia që renditet e treta – ndërsa dy skuadrat e para në grup janë Çekia dhe Islanda.