Holanda është kualifikuar në gjysmëfinale pas një ndeshje dramatike ndaj Turqisë.
Ishin turqit të parët që kaluan në epërsi me anë të Akaydin në minutën e 35-të të takimit.
Turqia pati edhe një shans të mirë për ta dyfishuar epërsinë me anë të Guler, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.
Ndërsa, në minutën e 70-të ishte De Vrij ai që barazoi shifrat pas një asistimi të Depay, njofton Klankosova.tv.
Holandezët nuk u ndalen vetëm me barazim, ku vetëm pas pesë minutash ishte Muldur ai që shënoi në portën e tij për t’ia dhënë epërsinë Holandës.
Turqit sulmuan deri në fund, ku pati edhe dy shanse të mira krejt në fund të takimit, por rezultati nuk ndërroi.
Në gjysmëfinale, Holanda pas 16 vjetësh, do të përballet me Anglinë, e cila sot e eliminoi Zvicrën.
https://www.youtube.com/watch?v=bTSKyCd-F94
https://www.youtube.com/watch?v=UIH5pBMz3UY
https://www.youtube.com/watch?v=8N6tXITzTEU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.