Lajmet e fundit

Holanda ka fituar me rezultat bindës ndaj Gjermanisë me rezultat 4 me 2.
Goli i parë u shënua nga gjermanët nëpërmjet Serge Gnabry, që realizoi në minutën e 9-të.
Mysafirët e rikthyen epërsi me dy gola për shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Në minutën e 59-të shënoi Frenkie de Jong, kurse në minutën e 66-të shënoi Jonathan Tah, që futi topin në rrjetën e gabuar.
Barazimi i rezultatit nga "Pancerët" erdhi në minutën e 73-të nga pika e bardhë që shënoi Toni Kroos.
Minutat e mbetura iu takuan "Tulipanëve", që shënuan edhe dy herë deri në fund të takimit.
Donyell Malen në minutën 79 dhe Georginio Wijnaldum, i dhanë epilogun përfundimtar këtij takimi në grupin C për kualifikimet e Kampionatit Evropian në futboll që do të mbahet në vitin 2020.