Sulmuesi i Rasmus Hojlund nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe të mbrëmjes mes Napolit dhe Milanit, për shkak të një viroze.
Sipas raportimeve të fundit nga Sky Sport Italia, sulmuesi danez ka shfaqur simptoma që nga mbrëmja e kaluar, përfshirë temperaturë të lartë, të vjella dhe probleme me stomakun, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij.
Ai pritet të mos jetë as në stol për këtë sfidë vendimtare.
Fillimisht u mendua se lojtari kishte pësuar një dëmtim gjatë angazhimit me kombëtaren e Danimarkës, por rezultoi se bëhet fjalë për një gjendje virale.
Kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Antonio Conte, i cili tashmë ka disa mungesa të rëndësishme në skuadër, përfshirë Romelu Lukaku, David Neres, Giovanni Di Lorenzo dhe Amir Rrahmani.
Në mungesë të Hojlund, mundësia për të zëvendësuar atë bie mbi Giovane ose Alisson Santos./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.