Lajmet e fundit

Në sfidën e javës së katërt të kampionatit gjerman, në “Wirsol Rhein-Neckar Arena” Hoffenahimi nuk mundi dot të shkonte më shumë se një barazim 1-1.
Vendasit arritën të kalonin shumë shpejt në avantazh, vetëm në minutën e 6, falë Sandro Wagner. Hoffenhaim nuk arriti dot të menaxhonte avantazhin, pasi në minutën 55 Hertha e Berlinit me anë të Alexander Esswein rikthen barazpeshën, transmeton Klam Kosova.
Bayern Leverkusen shfrytëzon faktorin fushë për të mundur 4-0 në shtëpi Freiburg. Aspirinat arritën ta zhbllokonin sidën në minutën 21 Kevin Volland, me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës.
Vendasit nuk ndalen me kaq, pasi arrin edhe dy herë të tjera të gjejnë rrugën e rrjetës në të 29 me Aranguiz dhe në të 34 është sërish Kevin Volland që realizion dhe të dytin gol personal.
Katër minuta nga fundi i kohës së rregullt, ka fest edhe për Julian Brandt. Bayern Leverkusen arrin të rikthehet tek fitorja pas 3 humbjeve dhe 1 barazimi, ndërsa Fraiburg ende nuk ka regjistruar fitoren e parë, shkruan Supersport.al, transmeton Klan Kosova.