Lajmet e fundit
Trajneri i Manchester Unitedit e ka kërkuar që Tre Luanët të mos e ftojnë tani 22 vjeçarin dhe Hodgson e ka pranuar që nuk e kishte në plan që këtë gjë ta bëntë kaq shpejtë.

Roy Hodgson pajtohet me Louis van Gaalin se thirrja për përfaqësuese në adresë të Jesse Lingardit mund të ketë qenë veprim i ngutshëm.
Lingardi u ftua në skuadrën e parë të Tre Luanëve në ndeshjen ndaj Francës, pasi Jamie Vardy dhe Michael Carrick nuk qenë të gatshëm shkaku i lëndimeve.
Shefi i Unitedit para se kjo të ndodhte ka paralajmëruar që do të ishte veprim i ngutshëm dhe Hodgson tani pajtohet me të.
“Nuk mendoj që Van Gaal ishte gabim”.
“Në rrethana normale, ne nuk do ta merrnim në konsideratë Lingardin, edhe pse është lojtar i madh”.
“Por gjërat kanë ndryshuar shumë. Van Gaal dha bekimin pa asnjë shmangie. Do të ishte e gabuar po të mos vepronim siç bëmë”.