Lajmet e fundit

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson beson se yjet e rinj të kombëtares mund të shkëlqejnë si lojtarë të klasit botëror përderisa ai vazhdon ta rindërtoj skuadrën e tij.
Hodgson i ka dhënë mundësinë nëntë lojtarëve të rinj të debutojnë me Anglinë që nga 2014 kur ishte Kupa e Botës, gjashtë prej të cilëve ishin 24 vjeçar ose edhe me të rinj.
Në ndeshjen e fundit të Anglisë, në fitoren 2-0 kundër Francës të martën, mesatarja e 11- startuese ishte vetëm mbi 24 vjeç, me ulëta prej që Hodgson morri detyrën në vitin 2012.
Dhe 68 vjeçari është i bindur se talentët e rinj do të zhvillohen në yje të klasit botëror.
“Nëse shikoni lojtarët që në kishim ndërtuar deri dhe gjatë Kupës së Botës dhe nëse shikoni lojtarët tani, - nuk ka shumë që kanë mbijetuar,” ka thënë Hodgson.