Lajmet e fundit
Roy Hodgson e ka paralajmëruar Wayne Rooneyn se nuk e ka të garantuar pozitën e titullarit në kombëtare.

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, ka thënë se nuk mund të garantojë se Wayne Rooney do të jetë gjithmonë titullar tek kombëtarja angleze.
Rooney së fundmi u bë golshënuesi më i mirë i kombëtares angleze, por Hodgson e ka pranuar se ai nuk mund ta marrë për të mirëqenë pozitën e titullarit në kombëtare.
“Ajo ditë nuk ka ardhur ende. Me pak fat nuk do të vijë kurrë sepse ai do të vazhdojë të luajë mirë dhe ta meritojë pozitën e tij, por nuk ka garanci për këtë gjë”.
“Jam në botën e futbollit për një kohë të gjatë, edhe Rooney poashtu. Ai nuk do ta priste mirë po t’i thosha se e ka të garantuar pozitën e titullarit”.