Lajmet e fundit
Kapiteni i Manchester Unitedit u vendos në një pozitë ku s’kishte luajtur më parë kundër Francës dhe ishte zëvendësues në atë ndaj Spanjës.

Roy Hodgson ka lavdëruar profesionalizmin e Wayne Rooneyt pasi kapiteni u vendos në pozita të panjohura më parë në përballjet me Spanjën dhe Francën.
Rooney ishte zëvendësues në ndeshjen me Sapnjën në Alicante, para se të luante në krahun e majtë në Wembley ndaj Francës.
Dhe Hodgson ka lavdëruar yllin e Tre Luanëve, duke insistuar që të qenit zëvendësues në përballjen me Spanjën nuk lidhet me lojën e dobët për Manchester Unitedin.
“Ai është profesionist i madh”.
“Në ndeshjen me Spanjën ne bëmë eksperimente dhe të qenit zëvendësues lidhet me këtë gjë”.
“Nuk dyshojmë në profesionalizmin e tij dhe dëshira e tij për të luajtur për Anglinë është e madhe. Si trajner këto janë gjërat që kërkon tek një lojtar”.