Lajmet e fundit

Ndeshja miqësore në mes të Anglisë dhe Francës që do të zhvillohet në stadiumin Wembley, sipas përzgjedhësit të Anglisë, Roy Hodgson, nuk do të jetë një miqësore normale.
“Nuk mund ta mohoj se kjo do të jetë larg, larg se sa një ndeshje futbolli”.
“Nuk kam qenë kurrë në një ndeshje të tillë në të kaluarën”, ka thënë Hodgson.
Kësaj të hëne të gjithë futbollistët e Anglisë nderuan me një minutë heshtje 129 viktimat e Parisit, para mbajtjes së stërvitjeve.
Ndërsa kur do të zhvillohet ndeshja Angli – Francë, Wembley do të jetë i mbuluar me tri ngjyrat, të kuqe, të bardhë dhe të kaltër, transmeton Klan Kosova.