Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, gazetarja Vesa Hoda ka komentuar incidentin që ndodhi pas aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se dhuna ndaj grave nuk tolerohet.
Gjatë ngjarjes, gazetarja Hoda u pengua nga truprojat e kryeministrit kur po përpiqej t’i parashtronte Kurtit një pyetje lidhur me çështjen e “24 hektarëve të Manastirit të Deçanit”.
“Prej fillimit qasja e truprojave nuk ishte e mirë, fatkeqësisht nuk u kap nga kamera. Duke dalë jashtë e pamë që kam qenë bashkë me kolegët e tejrë gazetarë, pyetjen time qe e pata lidhur me 24 hektarët për Manastritin e Deçanit. Gjatë pyetjet siç shihet njëra nga truprojat më shtyu, sigurisht nuk u dorëzova, unë nuk pengova dhe vazhdova. Nuk e di nëse pa ngjarjen sepse nuk reagoi”, tha Hoda.
Ndiqeni emisionin për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=0T1JaOjKHCo
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.