Lajmet e fundit
Asi i ri nuk e ka gjetur formën që nga transferimi në Bundesligë, por trajneri i mirënjohur i ka dhënë mbështetje megjithatë.

Otmar Hitzfeld i ka dalë në mbrojtje Renato Sanchez, pas startit jo të mirë në Allianz Arena.
Sanches kaloi tek Bayern nga Benfica gjatë verës, ndërsa ka qenë titullar në tri nga katër ndeshjet e para në Bundesligë.
Por asi i ri ende nuk e ka gjetur formën, duke lënë të zhgënjyer fansat e shumtë të tij.
"Mosha e tij e bën që fillimin ta ketë të vështirë. Të mos harrojmë që ai është vetëm 19 vjecar".
"Për më shumë ai ishte i lënduar kur u transferua tek Bayern dhe skuadra e madhe i ka vështirësitë e veta në ambientim".