Lajmet e fundit

Familjarët e pesë fëmijëve të përdhunuara kanë folur për përdhunimin e fëmijëve në Indi.
Përgjatë gjithë botës, aktualisht janë 120 milionë vajza nën moshën 20 vjeçare të cilat janë përdhunuara, transmeton Klan Kosova.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë thënë se hulumtime më të thella duhet të bëhen posaçërisht në Indi, vend ku shpeshherë përdhunimet as nuk adresohen.
Në Indi në vitin 2012 u miratua një ligj për herë të parë që dënonte personat që kryenin përdhunim. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e kanë duartrokitur këtë hap mirëpo kanë pohuar se qeveria ende duhet të punojë për të zbatuar ligjin.
Getty Images, i ka realizuar disa fotografi dhe histori të disa vajzave të përdhunuara në Indi.
Emrat e të gjithë fëmijëve në këto histori janë ndryshuar. Familjarët kanë treguar histori dhe detaje të tmerrshme lidhur me përdhunimin e vajzave të tyre.
Dipti, 7 vjeçare

Ajo po luante në kulmin e shtëpisë së saj në shtetin indian të Uttar Pradesh teksa nëna e saj ishte në një market dhe babai po lahej. Fqinji i saj, diku rreth 27 vjeçar e kishte gjetur dhe përdhunuar kur ishte vetëm katër vjeçe.
Babai i saj e kishte pyetur se çfarë i kishte ndodhur, kur e gjeti të zhveshur. Kur ajo i tregoi pak a shumë se çfarë kishte ndodhur, familja kishte shkuar në polici për ta raportuar rastin dhe e kishin dërguar vogëlushen në spital.
Sulmuesi i Dipti ishte burgosur vetëm për një vit e gjysmë, gjë që kishte inatosur shumë persona të komunitetit. Por kishte të tillë që kishin kërcënuar familjarët që do ia sulmonin vëllan e saj nëse nuk tërheqin akuzën ndaj tij. Disa të tjerë e mbronin përdhunuesin e vogëlushes, pasi që ai ishte djali i vetëm i familjes dhe familja e tij nuk mund ta mbështeste financiarisht teksa ai qëndron në burg.
Ai tani është i lirë.
Sadaf, 8 vjeçare

Familja e Sadaf është shprehur se një mjek 50 vjeçar e kishte rrëmbyer atë në rrugë teksa po shkonte në një market, dhe e kishte përdhunuar brenda klinikës së tij.
Familjarët e kishin gjetur atë të shtrirë në rrugë të gjakosur dhe pa ndjenja. Prindërit e kishin paditur menjëherë mirëpo doktori u kishte ofruar atyre 2,989 dollarë për ta mbyllur këtë çështje. Ofertë të cilën familjarët nuk e pranuan.
“Ai e ka shkatërruar jetën e fëmijës tim, si mund të bënim kompromis?”, shprehen ata.
Xhaxhai i Sadaf, ka marrë pushim nga puna që të luftojë për ta fituar gjyqin. Ai gjithashtu ka marrë dy kredi për të arritur t’i mbulojë shpenzimet e transportit për në gjykatë si dhe tarifat e tjera ligjore. Familjarët kanë frikë se përdhunuesi i saj mund ta kidnapojë, pasi ai vjen nga një familje e pasur dhe e njohur.
Sadaf, që më parë ëndërronte të bëhej mësuese e anglishtes dhe të luante lojërat me miqtë e saj, tani ka frikë të dal nga shtëpia.

Priyanka, 15 vjeçare
Fqinji i Priyanka e ka ngacmuar gjithmonë atë derisa një ditë ai e urdhëroi të hypte në motoçikletën e tij, ose do ta vriste. Ai më pas e kishte dërguar atë në shtëpinë e një miku për ta përdhunuar.
Për 10 ditë, policia refuzoi të regjistronte ndonjë çështje kundër tij. Kur e bënë, e mbajtën Priyankan në stacionin policor për dy ditë derisa e detyruan të thotë në deklaratë që ajo ka shkuar me fqinjin me dëshirë. Më pas sulmuesi së bashku me familjen e tij që është e pasur dhe me shumë influencë e kishin rrahur baban e Priyankas.
Ai vazhdon t’i dërgojë letra Priyankas e cila që nga ajo kohë është martuar. Në ato letra ai e kërcënon që t’i tregoj familjes së saj se çfarë kishte ndodhur dhe ta prish martesën.
“Ndihem e zemëruar. Nuk ka mbetur më asgjë në mua”, është shprehur Priyanka.
Gitanjali, 9 vjeçare

Babai i saj e kishte përdhunuar dhe abuzuar atë për vite të tëra. Ai e kishte kërcënuar atë dhe nënën e saj se nëse tregojnë do i rrihte me metal të hekurit. Por kur e kishte kuptuar gjyshi i Gitanjali, ai isthe arrestuar. I gjithë fshati, përfshirë edhe nënën dhe gjyshen e Gitanjali e kishin fajësuar gjyshin pse e kishte dërguar atë në burgë.
“Çdo njeri ishte kundër meje. Atë më thonin që ai ishte djali im i vetëm dhe kush do kujdesej tjetër për familjen nëse ai jo?”, shprehet gjyshi i Gitanjali.
Sa për ta përkeqësuar gjendjen, njerëzit e fshatit e kishin akuzuar Gitanjali që ka gënjyer. Edhe nëna e saj, dëshironte që burri t’i dilte nga burgu, pavarësisht që ai e kishte rrahur shumë shpesh kur flinte me vajzën e tij 9 vjeçare.
Nirmala, 5 vjeçare

Nirmala po blinte karamele kur një burrë e kishte joshur atë në një zonë me drunj për ta përdhunuar. Më vonë ajo u gjet e braktisur, e zhveshur dhe e gjakosur.
Ajo u dërgua shpejt për në spital, ku iu nënshtrua dy operacioneve dhe qëndroi atje për tre muaj. Përdhunuesi i saj u gjend, mirëpo familja e tij i kishte bërë presion familjes së Nirmalas që ta tërheqin aktakuzën. Ata kishin refuzuar të marrin para, pasi që gjithë çfarë donin ata ishte drejtësi për vajzën e tyre.
Që nga ajo kohë, familja e saj është zhvendosur në një qytet tjetër për shkak të thashethemeve që bënin fqinjët.