Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është shënuar 77 vjetori i themelimit të këtij institucioni.
Me këtë rast u nënshkrua një marrëveshje nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi për krijimin e rrjetit bibliotekar në Kosovë.
Krahas kësaj në këtë ceremoni u nda edhe një çmim që mban emrin e kësaj biblioteke. Ai iu dha Profesor Doktor Robert Montoyas në shenjë falënderimi për kontributin në këtë institucion.
E dashamirët e librit patën mundësi të shohin edhe ekspozitën e titulluar “Kosova’My Home” nga autori Sean Pessin.
Kronikë nga Gresa Nitaj
https://www.youtube.com/watch?v=xHjQnF3-Uws
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.