Lajmet e fundit

Syzet e diellit janë një ndër aksesorët që nuk duhet t'i neglizhoni asesi gjatë verës.
Madje sipas ekspertëve të shëndetit, syzet duhen përdorur jo vetëm gjatë periudhës së verës, por edhe gjatë pjesës së tjetër të vitit pasi shtresa e ozonit ka filluar të hollohet dhe kjo bën që rrezet e diellit të na godasin më fort. Edhe pse syri disponon mekanizma mbrojtës natyrorë (si qerpikët dhe vetullat) por nuk janë të mjaftueshme në rastet e ekspozimit në diell. Mungesa e syzeve të diellit mund të çojë jo vetëm në plakjen e shpejtë të lëkurës së ndjeshme të qepallave, si dhe shkakton dëmtime të rëndësishme në sy.
Sot mund të gjeni në treg pafundësi të modeleve dhe brendeve, por vitet e fundit vihet re një rritje e kërkesës për syzet Ray-Ban.
E pas këtij emërimi fshihet një histori!
Me siguri mendoni se lidhet me emrin ose mbiemrin të krijuesve të tyre, por jo.
Syzet Ray-Ban u hodhën në treg në vitin 1937 nga kompania amerikane Bausch and Lomb pas kërkesës të një piloti amerikan për të pasur syze me filtra. Kështu do të lind modeli aq shumë i kërkuar aviator, i cili do të shpërndahej më pas në radhët e ushtrisë dhe më gjerë.
Por kur erdhi radha e përzgjedhjes së emrit, krijuesit menduan për lojën e fjalëve ray-rreze dhe ban-ndaloj..praktikisht qëllimi i tyre ishte të ndalonin rrezet e diellit.
