Lajmet e fundit

Kur Anna Bozman Thompson dhe partneri i saj Travis Thompson vendosën që lidhjen e tyre të gjatë ta kurorëzojnë me martesë, kishin një dhimbje të madhe.
Familja e tyre e plotë s’do të ishte aty.
Kjo për shkak se djali i tyre Lake e humbi betejën e gjatë me leukeminë, vetëm disa javë para se të bëhej 9 vjeç, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Çifti nga Gjeorgia e Amerikës, të cilët i kanë edhe dy fëmijë të tjerë bashkë, planifikuan të martoheshin disa vjet më parë mirëpo planet e tyre të martesës s’ishin as afër realizimit për shkak se djali i tyre Lake, ishte diagnostifikuar me leukemi kur ishte pesë vjeçar.
Edhe pse e tërë familja ishte e shkatërruar nga vdekja e Lake, çifti e dinte se ishte koha e kurorëzimit të tyre.
Mirëpo, në fotografitë e tyre të dasmës ata vendosën që ta vendosnin edhe djalin e tyre që humbi jetë, duke e vënë hijen e tij krah familjes së bashkuar.
https://instagram.com/p/9oJTf6jkEF/?taken-by=brandyangelphotography