Lajmet e fundit

Mark Orsillo është 34 vjeç dhe jeton me prindërit e tij në Oroville të Kalifornisë. Ai është me sindromën Down dhe një nga gjërat më të vlefshme në jetën e tij ishte koleksioni i tij i filmave. Ai kishte 300 filma nga vitet '90. Kur shtëpia e Markut u dogj, së bashku me shumë shtëpi të tjera pranë, u shkatërruar edhe koleksioni i tij i filmave.
Për këtë ngjarje në profilin e saj shkruajti motra e Markut, ajo u kërkoi njerzëve të dhurojnë DVD për vëllanë e saj. Ai nuk e mori gjithë koleksionin, por njerëzit dhuruan edhe rreth 10 mijë dollarë për familjen e tij.
Një dizajnere amerikane me emrin Catherine e ka një vëlla 25 vjeç me emrin Max, i cili ka probleme me shëndetin menatal. E vetmja gjë që ai do për Krishtlindje është një kamion blu i Policisë, që u krijua në vitin 2000. Catherine këtë dhuratë ia bën vëllaut të saj për çdo Krishtlindje, por në kohën e fundit prodhimi i lodrës u ndalua.
Cathrine pyeti njerëzit në internetit për të ndihmuar atë të gjejë këtë kamion. Postimi i saj u pa nga mijëra njerëz që filluan të kërkonin për kamionin blu ata madje kontaktuan kompaninë të cilët premtuan se do të kërkonin nëpër të gjitha depot e tyre në SHBA dhe Kinë dhe të dërgonte sa më shumë kamionë tek Maxi.
Joel Cervantes Macias nga Çikago, njëherë e pa një njeri të moshuar në rrugë duke shitur akullore. Të gjithë e injoruan atë dhe Joeli u ndie keq për të. Ai bleu 20 pako akullore dhe pas kësaj, filloi një fushatë për të mbledhur 3,000 dollarë që plaku të kishte pak pushim.
Njerëzit u nxitën nga kjo histori dhe vetëm 4 ditë, ata arritën të grumbullonin 350 mijë dollar. Joeli gjeti njeriun e akulloreve dhe mësoi historinë e tij. Rezultonte se gruaja e tij ishte e sëmurë dhe vajza e tij kishte vdekur, kështu që ai duhej të kujdesej edhe për mbesat e tij të vogla. Tani ai ka në plan të shpenzojë paratë e mbledhura për familjen e tij dhe t'i japë pjesën tjetër njerëzve në nevojë.
Gerald Hamilton në klasën e dytë, thirri 30 shok në festën e tij të ditëlindjes, 12 nga ta ranë dakord të shkonin – por në ditën e tij më të rëndësishme, askush nga ta nuk shkoi. Nëna e tij i thirri prindërit e fëmijëve të ftuar, por ata thanë gjëra të tilla si: "Fëmija im nuk mund të jetë shok me tuajin, sepse ai është ndryshe".
Gerald ka pasur disa operacione të trurit dhe ai është më pak i zhvilluar në krahasim me fëmijët të tjerë. Gjyshja e tij i postoi mendimet e prindërve në Facebook dhe u kërkoi njerëzve të vinin në festën e nipit të saj. Së shpejti, një polic me një qen policie trokiti në derën e tyre dhe i kërkoi djalit që të shkonte ta festonte ditëlindjen e tij me një ekip policësh dhe zjarrfikësish nga qyteti i tyre. Gerald gjithashtu mori mbi 1000 kartolina nga përdoruesit e internetit si dhe shumë dhurata.
Një vajzë ukrainase me emrin Anna Davidenko, që po vizitonte Bangkokin, ndau një histori të pazakontë në Facebook: "Një djalë mu afrua sot. Ai shkruajti në telefonin e tij: Unë jam i shurdhër dhe memec dhe kam një pyetje për ty. Nga jeni? Thashë unë isha nga Kievi, Ukrainë”. Ai tha se nuk mund të fliste ose të dëgjonte, por e dashura e tij mundej - ai donte t'i propozonte asaj.
U mblodhëm gjashtë njerëz nga vende të ndryshme dhe kur erdhi e dashura e tij, në të gjithë i propozuam asaj në katër gjuhë të ndryshme të botës. Ne ishim duke folur dhe duke qarë, ishte e pamundur që ky moment të mos ishte kaq emocionues. Në momente të tilla e kupton se nuk ka kufij. Aspak fare. Ne i bëjmë ato vetë.
klankosova.tv