Lajmet e fundit

Sot është 70 vjetori i bombës së parë atomike të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetin japonez të Hrioshimës.
Lajmin për hedhjen e bombës atomike, e tregoi presidenti amerikan, Harry S. Truman.
Kjo bombë e më pas ajo në Nagasaki e tri ditëve më vonë, shënon atë që njihet si fundi i Luftës së Dytë Botërore, transmeton Klan Kosova.
Bomba e amerikanëve e quajtur Enola Gay, kishte shpërthyer në mëngjesin e 6 gushtit të vitit 1945.
Më shumë se 70 mijë persona kanë humbur jetën atë ditë, dhe rreth 60 përqind e gjithë qytetit u shkatërrua.
Numri i të vdekurve ditët e tjera u rrit në 140 mijë, pasi që nuk mund të shëroheshin nga plagët e marra.