Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.
Kështu tha zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për Klankosova.tv.
Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.