Në bazë të një studimi të fundit, vlerësohet se hipertensioni, ose presioni i lartë i gjakut, shoqërohet me një rrezik më të lartë të demencës tek gratë, sesa tek burrat.
Demenca përfshin humbjen progresive të kujtesës, aftësitë njohëse dhe aftësinë për të kryer detyrat e përditshme.
Në studimin që u publikua në revistën BMC Medicine, del se kjo sëmundje shkaktohet edhe nga duhani, diabeti si dhe dhjami i lartë në trup, njofton Medical News, transmeton klankosova.tv.
Studiuesit në Institutin George për Shëndetin Global në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Neëtoën, Australi, besojnë se rezultatet e tyre mund të pasqyrojnë ndryshimet në trajtimin mjekësor për presionin e lartë të gjakut midis burrave dhe grave.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 50 milionë njerëz në botë, vuajnë nga demenca. Çdo vit, ka pothuajse 10 milionë raste të reja.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.