Lajmet e fundit

Festivali Diwali simbolizon triumfin e së mirës mbi të keqen. Përkujton kthimin e perëndisë hinduase Rama nga një ikje 14 vjeçare dhe fitoren e tij ndaj mbretit demon Ravana, i cili kishte rrëmbyer gruan e tij, Sita, sipas shkrimeve të hinduve.
Fishekzjarre spektakolare
Për hindusët, Diwali është një nga festivalet më të rëndësishme të vitit dhe ai shënohet duke shpërthyer fishekzjarrë gjatë gjithë natës, duke dekoruar shtëpi me drita shumëngjyrësh dhe duke kryer rituale tradicionale siç janë bërja e lutjeve.
Shprehja e mirënjohjes
Në shumë rajone të Indisë, Diwali shënon gjithashtu fundin e sezonit të korrjes dhe fermerët përdorin rastin për të shprehur mirënjohjen e tyre ndaj perëndeshës së pasurisë, Lakshmi. Njerëzit gjithashtu ofrojnë lutje Ganeshit, perëndisë Hindu. Çdo vit, në prag të Diëalit, familjet mblidhen për shfaqjet spektakolare të fishekzjarreve që mbahen në të gjithë vendin.
Rreshti i dritave
Festivali fillon me ndriçimin e qirinjve dhe llambave të vajit, të quajtur "diyas". Diwali është një tkurrje e fjalës "Deepavali", që do të thotë rresht i dritave në Sanskrit. Rrugët dhe shtëpitë zbukurohen me drita shumëngjyrëshe dhe njerëzit zakonisht blejnë ari, duke përfshirë bizhuteri, monedha dhe statuja të vogla të Ganeshit .
Rekord botëror i Guinness
Qyteti indian, Ayodhya, të shtunën, mw 26 Tetor 2019, vendosi një rekord botëror Guinness duke ndriçuar 409,000 llamba nafte në brigjet e lumit Sarayu si pjesë e Diwalit.
Por a është Diwali miqësor me mjedisin?
Fishekzjarret masive në të gjithë Indinë shtojnë ndotjen e mjedisit. Këtë vit, autoritetet indiane shpresojnë të zvogëlojnë dëmtimin e mjedisit me fishekzjarre me sasi më të ulët dhe më pak shfaqje. Por ky plan ka dëmtuar disa biznese të lidhura me festivalin Diwali.
Festimet në mbarë botën
Diwali festohet jo vetëm në Indi, ku më shumë se 80 për qind e njerëzve e identifikojnë veten si hindusë, por edhe në vendet e tjera me popullsi të madhe hindu si Nepal, Shri Lanka, Myanmari, Mauritius, Malajzia dhe Singapori.
Në këtë fotografi është një grup i devotshëm hindu në Bruksel që festojnë Diwalin afër zonës së Atomiumit.