12.05.2015 · përditësuar para 4096 dite1 min lexim
Gjykata Supreme e Bangladeshit ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e himnit kombëtar si zile telefoni ose për ndonjë qëllim tjetër komercial.
" Himni kombëtar nuk mund të përdoret për qëllime te biznesit", ishte vendimi që mori Gjykata.
Himni kombëtar, Amar Shonar Bangla është i bazuar në dhjetë rreshtat e parë nga një këngë që u shkrua në vitin 1905 nga Rabindranath Tagore, që ishte edhe i pari person që nuk vjen nga Europa dhe fiton çmim Nobel për letërsi.
Kënga më pas u përshtat si himni kombëtar në vitin 1972.
Bangladeshi ka tregun mobil që po zhvillohet më së shpejti me 124 milion përdorues të telefonave mobilë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.