Në përkrahje masive të shqipeve kuqezi në përballjen e rëndësishme të Shqipërisë kundrejt Italisë nga ora 21:00, Prishtina Football Fest po sjell ekskluzivisht artisten e madhe shqiptare Shkurte Fejza, me këngën e saj “Mora Fjalë” tashmë të kthyer në një himn rrëqethës në stadiumet tona shqiptare.
Bëhuni gati për super emocione, aty ku do të jehojë gjithçka shqip në Sheshin Xhorxh Bush, në mbështetje të Kombëtares sonë Shqiptare.
Për më shumë përditësime, ndiqni faqet zyrtare të KD Events & Communications dhe Prishtina Football Fest.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.