Lajmet e fundit

Zyrtar të Premier League kanë njoftuar se himni francez do të intonohet para çdo ndeshjeje të kësaj jave.
Kështu ka thënë shefi ekzekutiv, Richard Scudamore, i cili ka thënë se një gjë të tillë do të bëjnë për nder të viktimave që humbën jetën në Paris.
Janë 72 lojtarë francezë të cilët luajnë nëpër top-klubet angleze, dhe ata janë menjëherë pas anglezëve sa i përketë këtij aspekti.
“Jemi thellë të pikëlluar me ngjarjet që kanë ndodhur në Paris të premten e kaluar, andaj për nder të tyre kemi marrë këtë vendim”, ka thënë Scudamore.
Edhe ndeshja miqësore në mes të Anglisë dhe Francës e cila u zhvillua në Wembley u hap me intonimin e “La Marseillaise” nga tifozët e të dyja kombëtareve, transmeton Klan Kosova.