Lajmet e fundit

Si duket po vjen duke u bërë gjithnjë e më e qartë që Milan nuk do ta shfrytëzojë opsionin që ta transferojë Gonzalo Higuain-in për 36 milionë euro, raporton Corriere dello Sport.
Argjentinasi ka shënuar pesë herë në 10 paraqitjet e tij në Serie A, por kufizimet buxhetore si duket po e bllokojnë klubin italian që ta arrijnë transferimin e tij të plotë.
Megjithatë, thuhet se do të kishte ende interes nëse Milani mund të pajtohet për një shumë më të vogël me Zonjën e Vjetër, sipas Goal.