Lajmet e fundit

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain nuk ka mundur që t’i mbajë nervat në ndeshjen që skuadra e tij e zhvilloi kundër Udinese.
Napolitanët këtë ndeshje e kanë humbur me rezultatin 3:1, por momenti më kulmor i kësaj sfide ishte ai i minutës së 76-të, kur argjentinasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Ai kundërshtoi vendimin e gjyqtarit, pasi sipas tij kundërshtari ka stimuluar, më pas ai është përplasur me lojtarët kundërshtarë, ata të skuadrës së tij si dhe me stafin teknik të Napolit, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=8JVq2na4L0M