Lajmet e fundit

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij te Juvenusi, se Barcelona nuk do ta ketë edhe një ditë të keqe si ajo kundër Paris Saint Germain ku ishin mposhtur me rezultat 4:0.
Higuain mendon se tani lojtarët e Barçës kanë tepër vetëbesim para ndeshjes çerekfinale me Juventusin, në Torino.
“Futbolli është aq i ndryshueshëm, dhe një skuadër që të gjithë menduan se ishte eliminuar, arriti në çerekfinale. Ata janë plot me vetëbesim”, tha Higuain për ueb-faqen zyrtare të UEFA-s.
“Barça pati një ditë të keqe në Paris, dhe nuk mendoj se do ta kenë një tjetër”, shtoi Pipita.