Lajmet e fundit

Argjentinasi, Gonzalo Higuain do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit, për së paku edhe një vit.
Kështu kanë deklaruar drejtuesit e klubit italian, të cilët kanë bërë me dije se sulmuesi i tyre nuk është në shitje.
Interesim për të kanë shprehur disa klube evropiane, ndër të cilat edhe Arsenal.
Ditëve në vijim pritet një takim mes agjentit të klubit dhe lojtarit për të biseduar për një dakordim që ai të qëndrojë.
Për situatën e Higuain, drejtuesit e klubit të Napolit janë deklaruar se dëshirojnë që ta mbajnë edhe më tej, transmeton Klan Kosova.