Lajmet e fundit

Gonzalo Higuain ka fluturuar në Londër për ta finalizuar transferimin e tij te Chelsea.
Sulmuesi është aktualisht i huazuar nga Juventusi te Milani, por tani do t'iu bashkohet Të Kaltërve në një marrëveshje gjashtëmujore, me opsion për ta blerë në fund të sezonit për 37.3 milionë euro.
Trajneri i londinezëve, Maurizio Sarri, po shpreson që ta finalizojë marrëveshjen me argjentinasin në mënyrë që ai të mund të luajë kundër Tottenham Hotspur në Carabao Cup.