Lajmet e fundit

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, dëshiron që të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri, te Chelsea.
Sipas Sport Mediaset, sulmuesi argjentinas ka bërë kërkesë që të transferohet në Stamfords Bridge, pasi ka dështuar që të jetë në elementin e tij më të mirë te Milani, që kur u huazua këtë verë.
Sarri është po aq i interesuar që ta ketë Higuainin në radhët e veta, andaj mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje në janar apo verës.