11.02.2016 · përditësuar para 3824 dite1 min lexim
Në prag të ndeshjes së rëndësishme me Juven që bardhekaltërit e Napolit luajnë këtë të shtunë, Gonzalo Higuain e fokuson vëmendjen e tij tek titulli kampion duke synuar ruajten e kryesimit në tabelën e klasifikimit.
“Tani gjithcka varet nga ne. Duhet të ruajmë qetësinë, të mos përfshihemi nga euforia, por të qëndrojmë me këmbë në tokë”
Në të vërtetë vet sulmuesi argjentinas ka thënë se është mjaft i qetë dhe i relaksuar.
“Personalisht ndihem i qetë. Luaj futboll prej më shumë se 10 vjetësh dhe e di rëndësinë e një ndeshjeje si kjo".
"Di që kjo është një sfidë speciale dhe që të gjithë presin me padurim të japin maskimumin. Krahasimet e fundit me Maradonën normalisht që më kanë përkdhelur sedrën, por vetëm mendimi që i afrohem sadopak atij dhe asaj që ai ka arritur me Napolin është një arritje shumë e madhe për mua, një mrekulli”.
Deri më tani El Pipita ka shënuar 24 gola në 24 ndeshje.
“Shpresoj të vazhdoj të shënoj me këtë ritëm dhe që kontributi im ta cojë skuadrën përpara".
"Të gjithë kemi momente të vështira ndaj ajo që duhet të mundohemi të bëjëm është që të rritemi e të mësojmë ti superojmë sa më me lehtësi ato, por ky është viti im dhe unë duhet ta shfrytëzoj atë në maksimum. Do të ishte fantastike të fitonim titullin kampion".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.