Lajmet e fundit

Ballkani e ka shënuar fitoren më të rëndësishme në kampionatin aktual në Albi Superligën e Kosovës në futboll.
“Xhebrailat” kanë arritur të triumfojnë në udhëtim te rivali për titull Drita.
Meriton Korenica dhe Lumbardh Dellova ishin autorët e golave për Ballkanin në fitoren 2-1.
Golin e vetëm për “Intelektualët” e realizoj Muharrem Jashari.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit, Drita dhe Ballkani kanë nga 66 pikë të grumbulluara.