Lajmet e fundit

Është bërë i ditur shorti për kampionatin elitar shqiptar ‘’Abissnet Superiore” për vitin 2023/2024
Java e parë do të ketë duele të forta dhe emocionale.
Kampioni i vitit të kaluar Partizani në xhiron e parë do të ndeshet me Teuten, kurse nënkampioni Tirana do të ketë punë me Dinamon.
Përballjet e tjera të javës së parë në superiore janë: Vllaznia-Kukësi, Egnatia-Skënderbeu, Laçi-Erzeni.
Derbi i zjarrtë në mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet në javën e gjashtë të superiores.
Sezoni i ri në Superiore do të zhvillohet në periudhën 19 gusht 2023 – 11 maj 2024.