Në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut, mbrëmjen e së dielës dyshohet se është hedhur një granatë dore.
Sipas policisë, nuk ka të lënduar përveçse dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.