Prokurorët kanë hequr akuzat kundër aktorit Jussie Smollet, në një seancë dëgjimore të papritur.
Aktori, i cili u akuzua për inskenim të një krimi të urrejtjes për përfitim personal, dhe ndaj të cilit rëndojnë 16 akuza për vepra penale, ka arritur një marrëveshje me prokurorët.
Smollett u gjobit me 10 mijë dollarë në këtë marrëveshje.
Avokatet e Smollet, Tina Glandian dhe Patricia Brown Holmes, lëshuan një deklaratë pas dëgjimit.
“Sot, të gjitha akuzat penale kundër Jussie Smollet u hoqën. Jussie u sulmua nga dy persona që nuk ishte në gjendje t’i identifikonte më 29 janar. Ai ishte një viktimë që u mashtrua dhe u shfaq si kriminel si rezultat i vërejtjeve të rreme dhe të papërshtatshme të bëra publike”.
“Jussie dhe shumë të tjerë u lënduan nga këto veprime të padrejta dhe të pajustifikuara. Jussie meriton dinjitet dhe respekt. Heqja e akuzave kundër viktimës në këtë rast, ishte rezultat i drejtë. Jussie është i lehtësuar dhe i lumtur që do t’i kthehet fokusimit në familje, miqve dhe karrierën e tij”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.