Lajmet e fundit

Trajneri i Holandës, Guus Hiddink ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë 10 muaj pasi u zgjodh.
“Më vjen keq që gjërat shkuan kështu. Ishte nder për mua të drejtoja për herë të dytë Holandën. I uroj suksese stafit teknik dhe lojtarëve në rrugëtimin e tyre drejt Europianit”, tha ai pas dorëheqjes.
68-vjeçarin do ta zëvendësojë Danny Blind, transmeton Klan Kosova.
Arritjen më të madhe me Holandën, Hiddink e regjistroi në Botërorin e vitit 1998, ku arriti deri në fazën gjysmëfinale.