Lajmet e fundit
Shefi i stolit të Chelsea ka zbuluar dëshirën për ta kthyer në Stamoford Bridge legjendën e skuadrës, për të punuar me lojtarët.

Guus Hiddink ka thënë se Didier Droga do të zhvlerësohej nëse do të bëhej ambasador dhe ka treguar se e do në stafin e trajnerëve.
Drogba që tani është me Montreal Impact në MLS, është një nga legjendat e Bluve dhe Hiddink ka treguar dëshirë të madhe për ta kthyer.
“Disa ditë më parë, para ndeshjes me Sunderlandin m’u kujtua rëndësia e tij”.
“Ai është legjendë e Chelsea, por për momentin është tek Montreal”.
“Varet nga lojtari, por mendoj që ai e meriton mundësinë për të qenë në stafin e trajnerëve”.
“Kështu do të ishte më mirë sesa si ambasador”.