Lajmet e fundit
Skuadra mund të jetë në probleme, por menaxheri i ri i Bluve ka vendosur objektiva të mëdha për pjesën tjetër të sezonit.

Guus Hiddink ka kërkuar nga lojtarët që të sfidojnë veten për ta përmbyllur këtë edicion në pozitën e katërt në Premierligë.
Holandezi e ka marrë drejtimin e skuadrës në periudhë të ngjashme të sezonit dhe në ndeshjen e parë do të përballet me Ëatfordin, këtë fundjavë.
Chelsea renditet në pozitën e 15-të në tabelën e Premierligës, me vetëm katër pikë më shumë se pozitat që çojnë në rënie nga liga.
Por Hiddink beson se skuadra ka mundësi për ta përmbyllur sezonin në pozitën e katërt, megjithëse ka 11 pikë më pak se Tottenhami.
“Në parim unë vë caqe. Caku është, sepse matematikisht është e mundur, që të dalim në pozitën e katërt”.
“Për ta bërë këtë gjë duhet të jemi të jashtëzakonshëm”.
“Pastaj kemi Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA. Këto janë tri caqet tona”.