Lajmet e fundit
Holandezi beson se skuadra londineze duhet të rindërtohet në fund të një kampanje zhgënjyese.

Guus Hiddink beson se Chelsea është në tranzicion dhe se duhet të planifikojë me kujdes rindërtimin.
Blutë u eliminuan nga Liga e Kampionëve në 1/16, pasi u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga Paris Saint-Germain.
Dhe Hiddink që ka përmirësuar paraqitjet e skuadrës pasi zëvendësoi Jose Mourinho, beson se pasuesi i tij duhet ta rindërtojë skuadrën.
“Të gjithë, për mendimin tim, e dinë që Chelsea është në tranzicion”.
“Duhet të punohet shumë në gjëra të ndryshme. Chelsea duhet ta mendojë mirë këtë gjë”.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin. Mendoj se e filluam ndeshjen me shumë respekt për kundërshtarin”.