Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete një grua dje në Shtërpcë.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raport të policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.