Lajmet e fundit

Një hetim në shkallë të gjerë do të iniciohet në lidhje me skandalin e gjakut të kontaminuar në Mbretërinë e Bashkuar, me ç’rast mbetën të vdekur 2,400 persona.
Një zëdhënës i Theresa May ka thënë që do të hetohen shkaqet e padrejtësisë që ndodhi në vitet 1970 dhe 1980.
Mijëra pacientë të NHS kishin pranuar produkte të gjakut i cili ishte marrë jashtë vendit dhe ishte i infektuar me hepatitin C dhe HIV.
Kjo është quajtur fatkeqësia më e madhe në trajtim e NHS.
Shumica e personave të prekur dhe familjarët e tyre besojnë që nuk kanë qenë të informuar për rreziqet e përfshirjes në këto trajtime.
“Ata meritojnë përgjigje, andaj edhe e kam paralajmëruar këtë hetim sot, për t’ju dhënë atyre përgjigje në mënyrë që ta kenë të qartë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur” ka thënë Theresa May.