Lajmet e fundit

Trajneri i Finlandës, Hans Backe ka ftuar futbollistët që do të luajnë në ndeshjet kualifikuese për botërorin e 2018-ës.
Por që aty nuk figuron emri i futbollistit shqiptar, Përparim Hetemaj.
Situatën e tijë, përzgjedhësi e përshkruan si mjaftë të vështirë, kurse jep edhe arsyen se pse Hetemaj nuk do të luajë.
“Kam folur me të. Më ka thënë se ai do që të luajë për vendin e tij, e vendi i tij është edhe Finlanda. Situata është e vështirë. E kuptoj dhe e respektoj vendimin e Hetemajt”, ka thënë Backer.
Sekenderajasi, ka lindur në vitin 1986 kurse familja e tij ka ardhur në Finlandë në vitet e 90-ta.
E ndeshja me Finlandën është e para për Kosovën në histori për kualifikimet për Kupën e Botës, transmeton Klan Kosova.