Lajmet e fundit
Dirigjenti spanjoll ka thënë se paraardhësi i tij tek Manchester Unitedi është një nga më të mirët ndonjëherë në atë pozitë.

Ander Herrera ka thënë se e ka idhull Paul Scholesin të cilin e ka quajtur mesfushorin më të mirë në historinë e Manchester Unitedit.
Scholes ka pasur më shumë se 700 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin, duke fituar 11 tituj të ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve.
Herrera ka treguar admirim për lojën dhe qetësinë e dirigjentit dhe shpreson që një ditë të bëhet si ai.
“Mendoj që Scholes është lojtar që mund të mbrohej, të sulmonte, të pasonte, të ndërhynte, pra të bënte gjithçka”.
“E di se është e vështirë, se është vetëm një Scholes, por unë do të mundohem t’i bëj ato gjëra. Mundohem që të jem si ai. Normalisht që unë jam Herrara, ai është Scholes – jemi lojtarë të ndryshëm”.
“Kur mendon për mesfushorin më të mirë në histori të Manchester Unitedit është emri i tij që të bie në mend”.