Lajmet e fundit

Ander Herrera është i bindur se “i privilegjuari fizik” Zlatan Ibrahimoviq do të luajë prapë edhe pse duket se sezoni me Manchester United për të ka përfunduar.
Dëmtimi në ligamentet e gjurit në Europa League gjatë takimit me Anderlecht, ka sjell golashënuesin e 28 golave në këtë kampanjë drejt përfundimit.
“Natyrisht se ai do të rikthehet”.
“E para, sepse ai është i privilegjuar fizikisht. Fiziku i tij, trupi i tij, është një prej më të mirëve që unë kam parë, kështu që mendoj se do të jetë e lehtë për të për tu rikthyer”, ka thënë Herrera.
“Gjithsesi ai është 35 vjeçar dhe ka për të punuar shumë dhe me shumë durim, por nuk kam dyshim se ai do të rikthehet sepse ai e do futbollin, i pëlqen që të shënoj”, ka shtuar ai.